Agjent/e për Komunikim dhe Kujdes ndaj Pacientëve

Apliko tani
Agjent/e për Komunikim dhe Kujdes ndaj Pacientëve

Detajet

Afati
15/11/2026
Vendndodhja
Prishtina, Kosova
Roli
Në zyrë · Orar i plotë

Rreth rolit

Po kërkojmë dy persona për t’iu bashkuar ekipit tonë:
• 1 agjent/e për pacientët shqipfolës
• 1 agjent/e për pacientët që flasin boshnjakisht, kroatisht ose serbisht — kërkohet njohje e rrjedhshme e së paku njërës prej këtyre gjuhëve.

Në këtë rol, do të jesh pika e parë e kontaktit për pacientët: përmes telefonit, mesazheve dhe pritjes së drejtpërdrejtë në zyrë.

Detyrat kryesore:
• Komunikimi me pacientët përmes thirrjeve, mesazheve dhe rrjeteve sociale.
• Pritja dhe orientimi i pacientëve në zyrë.
• Informimi mbi shërbimet dhe organizimin e vizitave.
• Caktimi dhe koordinimi i termineve.
• Ndjekja e kërkesave të pacientëve dhe përditësimi i të dhënave të tyre.

Kërkojmë persona që:
• Komunikojnë qartë dhe me profesionalizëm në gjuhën e pozitës për të cilën aplikojnë.
• Janë të organizuar, të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm me të dhënat e pacientëve.
• I trajtojnë njerëzit me durim, respekt dhe empati.
• Përdorin me lehtësi kompjuterin dhe mjetet digjitale të komunikimit.

Përvoja në shërbim ndaj klientëve, recepsion apo komunikim me pacientë përbën përparësi.

📅 Afati i fundit për aplikim: 15.11.2026